Please enter at least 3 characters.

Rozana Radi kujton babanë e ndjerë: E humba veten ditën kur u largove

2019/06/rozana-radi-e1561710088506.jpg
4:"User

Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Por, kjo nuk do të thotë se ajo është larg fansave, pasi që po i informon përmes rrjeteve sociale.

Rozi këtë herë i ka emocionuar të gjithë me mesazhin e fundit të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram, derisa e kujton babain e ndjerë.

"Jam mërzitur për babain i cili na thoshte të kisha kujdes për veten. Ah sikur të kisha mundësi të lajmëroja se e humba veten kur ai u largua", janë fjalët e saj.

Radi ka humbur të atin shumë vite më parë dhe shpesh flet edhe për vështirësitë që ka hasur në jetë pas asaj ngjarjeje.

Sa i përket projekteve muzikore, të fundit këngë që publikoi Rozana është "Kur përfundon një dashuri si kjo e jona", me të cilën u prezantua edhe në "Kënga Magjike 2018". /Telegrafi/