Please enter at least 3 characters.

Rosie Huntington - Whiteley mahnit me linjat trupore, ndërsa prezanton koleksionin e ri të të brendshmeve

2020/09/33550680-0-image-a-146_1600906202839.jpg

Ajo është një modele dhe stiliste e cila gjithnjë befason me paraqitjet e saj.

Dhe Rosie Huntington - Whiteley ishte e sigurt se do të merrte gjithë vëmendjen, ndërsa mburret me fizikun atraktiv teksa shfaqet në të brendshme me lula.

Nëna e një djali, 33 vjeçare, dukej e bujshme ndërsa realizoi një fotosesion për koleksionin e saj të ri Marks & Spencer.

Rosie Huntington Whiteley (Foto: M&S)

Rosie u shfaq atraktive në një set dypjesësh, i cili ishte i kuruar në mënyrë të veçanta me lule dhe dantella të ndërlikuara.

Bukuroshja gjithashtu mahniti me të brendshme rozë, të cilat gjithashtu kishin një dantellë rreth fundeve dhe pjesës së pasme të sytjenave.

Këto vijnë pas paraqitjeve të njëpasnjëshme të Rosie në bikini, ku ka promovuar një sërë të brendshmesh.

Rosie Huntington Whiteley (Foto: M&S)

Huntington ndërkaq është e martuar prej vitesh me yllin e Hollywoodit, Jason Statham dhe çifti janë prindër të një djali, Jack Oscar Statham. /Telegrafi/

Rosie Huntington Whiteley (Foto: M&S)