Please enter at least 3 characters.

Rose i pafat, sërish lëndohet

2016/01/rose-i-pafat-s-euml-rish-l-euml-ndohet_hd.jpg

Lëndimet nuk janë duke lënë rehat lojtarin e Chicago Bullsit, Derrick Rose.

Njëri ndër lojtarët më të pafat, Rose, i cili ka luftuar me shumë lëndime gjatë karrierës së tij, është lënduar përsëri gjatë stërvitjes me një goditje në fytyrën e tij.

Basketbollisti 26-vjeçar do të operohet sonte, derisa pritet që të kthehet në ndeshjen e parë të stinorit me Chicago Bullsin.

Për shkak të lëndimeve, Derrick Rose deri më tani mungoi në 208 ndeshje. /Telegrafi/