Rosberg i padiskutueshëm në Brazil
09/11/2014
Hamilton u radhit i dyti, me 1.4 sekonda prapa, ndërsa Mercedes ka vendosur një rekord të ri të Formula One me 11 pozicionime në pozitat 1-2 në një sezon të vetëm, raporton Koha.
Skuadra gjithashtu ka barazuar rekordin e mbajtur nga Ferrari dhe McLaren të 15 fitoreve brenda një sezoni të vetëm.
Braziliani Felipe Massa u rikthye në podium para tifozëve të vendit të tij në vendin e tretë për Williams, 41 sekonda prapa fituesit.
Gara finale në Abu Dhabi më 23 nëntor do të ofrojë pikë të dyfishta për herë të parë – 50 për fituesin – por Hamiltonit tani i duhet pozicionimi vetëm në vend të dytë për të fituar titullin e dytë. /Telegrafi/


