Please enter at least 3 characters.

Ronela Hajati interpreton me plot emocion në natën finale të edicionit të 60-të të Festivalit të RTSH-së

2021/12/Screenshot_10-24-e1640813183210.png

Rrugëtimit të Festivalit të Këngës në RTSH edhe këtë vit po i vjen fundi.

Derisa po vazhdojnë interpretime nga më të ndryshmet, një të tillë së fundmi me plot emocion e ka bërë edhe artistja Ronela Hajati.

Kjo e fundit, nën këndimin e “Sekret”, ka sjell një performancë të mrekullueshme e me lëvizje atraktive.

Foto: Screenshot/YouTube

Ylli i shumë hiteve ka përzgjedhur një projekt ritmik, i cili këtë kohë është pëlqyer mjaft shumë edhe nga publiku.

Hajati ndërkaq është një nga artistët pretendent për të fituar spektaklin e Fest’ 60.

Fituesi siç edhe dihet do ta prezantojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” që vitin e ardhshëm mbahet në Itali.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo pas fitores së grupit “Maneskin” që u përzgjodhën si fitues të “Eurovision 2021”.

Shqipëria sivjet u përfaqësua nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube