Please enter at least 3 characters.

Rondon nuk mban lotët pasi aksidentalisht i shkaktoi McCarthyt frakturë të dyfishtë në këmbë (Video)  

2018/01/rondon-mccarthy.jpg

Askush një lojtar nuk dëshiron t'i shkaktojë kundërshtarit lëndim serioz.

Këtë më së miri e tregoi Salomon Rondon i West Bromit në takimin ndaj Evertonit, ku aksidentalisht theu këmbën e James McCarthy në dy vende.

(Getty Images)

Sulmuesi i Venezuelës e kuptoi menjëherë se çfarë kishte bërë dhe kërkoi që loja të ndalet dhe lojtarit kundërshtar t'i jepet ndihma.

Teksa McCarthy po merrte ndihmën e parë Rondon nuk arriti të mbajë lotët.

(Getty Images)

Takimi përfundoi me rezultat 1-1 dhe fatkeqësisht The Toffees do jenë pa McCarthyn në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/