Please enter at least 3 characters.

Ronaldo: Zidane më bënte të ndihesha i veçantë

2019/08/GettyImages-686430238.jpg
291:"MALAGA, SPAIN - MAY 21: Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid celebrates with Cristiano Ronaldo after being crowned champions following the La Liga match between Malaga and Real Madrid at La Rosaleda Stadium on May 21, 2017 in Malaga, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo ka folur edhe një herë për kohën sa ishte te Real Madridi së bashku me Zindeine Zidanen.

Ylli portugez ka thënë se trajneri francez e bënte të ndihej shumë të veçantë dhe se vetëm ai e dinte që pesë herë fituesi i Topit të Artë mund ta bënte diferencën në fushë.

"Ai (Zidane) më bënte të ndihem i veçantë. Më ka ndihmuar shumë. Në kohë sa ishim së bashku kemi ndihmuar njëri tjetrin në qëllimet tona", ka thënë Ronaldo.

Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

"Unë u bëra një fans edhe më i madh i tij kur ai u bë trajner. Zidane e dinte se kush mund ta bënte diferencën në çdo ndeshje dhe vlerësonte lojtarët punëtor", ka shtuar më tej 34-vjeçari.

Ronaldo u largua në verën e kaluar nga Real Madridi për një shumë rreth 110 milionë euro në drejtim të Juventsit, duke i befasuar të gjithë futbolldashësit.

Portugezi bëri 311 paraqitje në La Liga me Los Blancos duke arritur të shënonte 450 gola, e që është golashënuesi më i mirë në histori të klubit mbretëror. /Telegrafi/