Ronaldo udhëtoi gjatë natës drejt Portugalisë, menjëherë pasi Juve siguroi kualifikimin në LK
Cristiano Ronaldo ka udhëtuar drejt Portugalisë për të nisur përgatitjet për Kampionatin Evropiane, menjëherë pasi Juventusi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Kapiteni portugez qëndroi në bankën rezervë në ndeshjen e fundit sezonale kundër Bolognas, të cilën Bianconerët e fituan me rezultat 4-1.
Sipas Tuttomercatoweb, 36-vjeçari nuk ka qëndruar në Torino, por është nisur gjatë natës drejt Lisbonës.
Ka pasur spekulime për largimin e ‘numrit 7’ nga Zonja e Vjetër, ku ka kontratë deri në verën e vitit 2022, megjithatë pas kualifikimit të Juves në Ligën e Kampionëve, ai pritet të qëndrojë.
Ndryshe, Portugalia e nis turneun evropian më 15 qershor me një përballje ndaj Hungarisë, kurse pasojnë sfidat ndaj Gjermanisë dhe Francës në kuadër të Grupit F. /Telegrafi/


