Please enter at least 3 characters.

Ronaldo pritet të jetë konkurrent i fortë për Topin e Artë

2019/10/LionelMessicristiano.jpg
315:"ZURICH, SWITZERLAND - JANUARY 11: Lionel Messi of Argentina and FC Barcelona the winner of the Ballon d'or is congratulated byCristiano Ronaldo of Portugal and Real Madrid during the FIFA Ballon d'Or Gala 2015 at the Kongresshaus on January 11, 2016 in Zurich, Switzerland. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo pritet ta ringjallë rivalitetin me Lionel Messin kur të shpallet lista me 30 lojtarët konkurrues për Topin e Artë të këtij viti.

Superylli portugez e ka fituar pesë herë çmimin prestigjioz individual , po aq sa edhe argjentinasi i Barcelonës, ndërsa në edicionin e kaluar trofeu i takoi Luka Modricit.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është favoriti i hershëm për Topi e Artë këtë vit dhe është në konkurrim për t'u bërë qendërmbrojtësi i parë që nga Fabio Cannavaro (2006) që e fiton këtë çmim.

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Holandezi u shpall lojtari i vitit nga UEFA, ndërsa Messi e mori çmimin e Lojtarit më të mirë sipas FIFA-s.

Në ndërkohë, Ronaldo u shpall kampion i Italisë me Juventusin dhe ishte golashënuesi më i mirë i klubi (me 28 sosh në të gjitha garat), ndërsa më pas e udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në Ligën e Kombeve.

34-vjeçari e ka nisur mirë sezonin e ri, ashtu që pritet të jetë konkurrent i denjë për Topin e Artë që do të ndahet në muajin dhjetor. /Telegrafi/