Please enter at least 3 characters.

Ronaldo: Një sezon i paharruar me Juventusin

2019/06/GettyImages-1150370193-e1560543123925.jpg
261:"TURIN, ITALY - MAY 19: Cristiano Ronaldo of Juventus celebrates during the awards ceremony after winning the Serie A Championship during the Serie A match between Juventus and Atalanta BC on May 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo me krenari i ka shënuar arritjet e tij personale në nëntë muajt e fundit, duke e quajtur një sezon të ri, por të paharrueshëm me Juventusin.

Ronaldo u transferua për shumë rekord në Juve verën e kaluar ku shënoi 28 gola, fitoi një Scudetto dhe Superkupën e Italisë, si dhe u vlerësua me çmimin ‘Lojtari më i mirë në Serie A’.

"Çfarë sezoni i paharrueshëm!", shkroi 34-vjeçari në Instagram.

"Përvoja të reja, klub gjigant, qytet emocionues, rekord të thyer dhe tre tituj tjerë!”.

"Unë dua t'i falënderoj të gjithë tifozët e Juventusit për mënyrën e mrekullueshme që u mirëprita në Itali! Ju jeni një pjesë shumë e rëndësishme e fitoreve tona!”.

"Falë të gjithë tifozëve të mi anembanë botës dhe veçanërisht popullit portugez që na ndihmoi të arrijmë një tjetër fitore historike për Portugalinë! Do të keni gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time!”.

"Personalisht, nuk do të harroj kurrë momentet e shkëlqyera dhe arritjet e reja rekord që kam pasur deri në vitin 2019”, ka shkruar ai duke i renditur. /Telegrafi/