Please enter at least 3 characters.

Ronaldo me mesazh të koduar, menjëherë pas eliminimit nga Kampionati Botëror

2022/12/cr7-1.png

Cristiano Ronaldo ka ndarë një mesazh të fshehtë në Instagram vetëm pak ditë pas eliminimit tronditës të Portugalisë nga Kampionati Botëror.

37-vjeçari e nisi ndeshjen në bankinë, pasi nuk ishte në strategjitë e trajnerit, Fernando Santos, përpara se të inkuadrohej në mes të humbjes së tyre ndaj Marokut.

Tani - me karrierën e tij ndërkombëtare ende në ajër - superylli ka zbuluar "tre aspektet e realitetit" të tij në një postim të hënën mbrëma.

Sulmuesi ndau një foto në Instagram që përshkruante "tre aspektet e realitetit" të tij si "dhimbja, pasiguria dhe puna e vazhdueshme".

Imazhi vjen nga një dokumentar i fundit i Netflix me regji të Jonah Hill me titull; “Stutz”. Ai fokusohet në psikoterapistin amerikan Phil Stutz, i cili punon në përmirësimin e jetës.

Vetëm një ditë më parë, superylli shkroi një mesazh të gjatë për ndjekësit e tij në të njëjtën platformë dhe foli për besnikërinë e tij ndaj Portugalisë. /Telegrafi/