Please enter at least 3 characters.

Ronaldo konfirmon se e dashura e tij është shtatzënë

2017/07/RonaldoGeorgina.jpg

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se e dashura e tij, Georgina Rodriguez, është shtatzënë – raporton El Mundo.

Gazeta e ka publikuar një bashkëbisedim me superyllin e Real Madridit, ku ai ka pranuar se është në pritje të fëmijës tjetër.

Nuk ka shumë kohë prej se CR7 u bë baba i binjakëve, Eva dhe Mateo, nga një nënë surrogate, ndërsa është baba edhe i djalit shtatëvjeçar Cristiano Ronaldo Jr (i cili po ashtu është i lindur nga një nënë surrogate).

Që nga publikimi i një fotografie, në të cilën portugezi mbante dorën mbi barkun e Georginas, nisën spekulimet se ai do të bëhet sërish baba dhe tashmë diçka e tillë duket të jetë konfirmuar.

Më poshtë është një pjesë e intervistës së Ronaldos me El Mundo:El Mundo: Si janë dy foshnjat e tua? Cristiano: Janë të mrekullueshme, jam i ngazëllyer.El Mundo: A ua ndërron pelenat? Cristiano: Nuk jam shumë i mirë në këtë punë, por përpiqem.El Mundo: Dukesh i lumtur. Cristiano: Shumë, jam shumë i lumtur.El Mundo: A je i lumtur me atë që është duke ardhur? Cristiano: Po, shumë.

Në mediat sociale tashëm kanë nisur thashetheme të reja se Ronaldo dhe Georgina do të martohen. /Telegrafi/