Please enter at least 3 characters.

Ronaldo: Askush në klub nuk është i lumtur me paraqitjen ndaj Lyonit

2020/02/GettyImages-1208889275.jpg
257:"LYON, FRANCE - FEBRUARY 26: Cristiano Ronaldo of Juventus reacts during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Olympique Lyon and Juventus at Parc Olympique on February 26, 2020 in Lyon, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se askush në klub nuk është i lumtur pas humbjes së tyre 1-0 ndaj Lyon në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër u kritikua për paraqitjen e tyre në ndeshjen e parë në Francë, me Juve që nuk arritën të regjistrojnë të paktën një goditje të vetme në kuadrat, që është hera e parë që nga viti 2006.

Ronaldo ka folur për Sky Sport Italia për ndeshjen e parë, por edhe atë ndaj Interit në fundjavë.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Këto gjëra mund të ndodhin, është futboll. Ne nuk jemi të lumtur që kemi humbur, por është normale".

"Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të gjitha të vështira, jemi të zhgënjyer por kemi ndeshjen e dytë në shtëpi dhe kemi besim”.

"Ne mund të ndryshojmë rezultatin dhe të kualifikohemi, por qëllimi jonë tani është të fitojmë ndeshjen tjetër dhe pastaj vjen Liga e Kampionëve”.

Cristiano Ronaldo i zhgënjyer me rastet e humbura . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

"Jemi të qetë, të përqendruar dhe të përgatitur për ndeshjen tjetër kundër Interit", ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/