Please enter at least 3 characters.

Ronaldo arrin shifrën zyrtare të 300 golave në La Liga, këtë e bëri më shpejt se Messi

2018/03/Ronaldo-Messi.jpg
271:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 23: Cristiano Ronaldo of Real Madrid greets Lionel Messi of Barcelona prior to the La Liga match between Real Madrid and Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on December 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo vendosi të shtunën në La Liga në histori të ri, pasi u bë vetëm lojtari i dytë që arrin të shënoj 300 gola në këtë garë.

Ylli i Realit të Madridit u asistua në minutën e fundit të pjesës së parë nga Karim Benzema për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 2-0 kundër Getafes në Santiago Bernabeu, ndërsa më vonë shënoi edhe golin e dytë personal.

Ky gol do të thotë se ai tani ka arritur në shifrën e 300 golave në kampionatin e lartë spanjoll, duke u bërë njeriu i dytë që arrin këtë shifër.

I pari ishte Lionel Messi, por ylli portugez arrit këtë shifër të golave në kohë rekord.

Messi kishte nevojë për 334 ndeshje për të arritur 300 gola me Barcelonën, ndërsa Ronaldo e ka arritur suksesin në vetëm 286 ndeshje.

Festa e CR7 pas golit të shënuar (Getty Images)

Sulmuesi i Portugalisë ka shënuar më shumë se një gol në ndeshje që kur u bashkua me Real Madridin në vitin 2009, një raport i pashembullt në historinë e ligave më të larta të Evropës.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas, Messi, me 372 gola në Ligë arrin ende të mbaj një epërsi të shëndetshme në tabelat e përgjithshme të rezultateve.

Getafe ka qenë prej kohësh një nga kundërshtarët më të preferuar të Ronaldos në fanellën e Blanco, pasi portugezi iu ka shënuar plot 22 herë.

Ronaldo ka shënuar në 12 nga 15 takimet e tij me Getafe, duke shënuar het-trik në katër raste. /Telegrafi/