Please enter at least 3 characters.

Ronaldinho pret fitore nga Barça ndaj Man Utd në Camp Nou

2019/04/Ronaldinho.jpg
260:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JANUARY 24: Former Brazilian National Football team player Ronaldinho smiles as he arrives for the Copa America 2019 Official Draw at Cidade das Artes on January 24, 2019 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Bruna Prado / Getty Images)
12:"Getty Images

Ronaldinho beson se Barcelona do të fitojë edhe ndeshjen e dytë ndaj Manchester Unitedit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

E para përfundoi me rezultat 0-1 dhe kjo ka lënë të hapur shumë mundësi për Djajtë e Kuq dhe sipas ikonës braziliane në rast se Djajtë e Kuq shënojnë të parë gjërat do të komplikohen shumë për vendasit.

"Barcelona duhet të përfundonte ndeshjen e parë në Mançester, me rezultatin 0-1 Manchester Unitedi ende do të besojë".

"Me mënyrën se si Barcelona po luan dhe numrin e golave të shënuar, pres që ata të ecin para. Besoj se do të fitojnë me komoditet në Barcelonë, por do të varet nga goli i parë".

"Nëse Barcelona shënon do jetë një mbrëmje e gjatë për Unitedin. Por, nëse ata (Man Utd) shënojnë golin e parë, atëherë do të nervozojnë të gjithë në stadium dhe pastaj nuk e dinë asnjëherë se çfarë mund të ndodh në stadium", ka thënë Ronaldinho. /Telegrafi/