Ronaldinho arrin marrëveshje verbale me Flamengon
10/01/2011
Sipas mediave, zyrtarët e klubit nga Rio de Janeiro kanë arritur marrëveshje verbale me vëllanë/agjentin e brazilianit, Roberto De Assis, ashtu që Dinho pritet të kalojë te Flamengo.
Bëhet e ditur se avokatët e të dyja palëve janë duke u marrë me dokumentacionin e përfshirë në transferim, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhet edhe njoftimi zyrtar mbi marrëveshjen. /Telegrafi/


