Please enter at least 3 characters.

Roma zyrtarizon datën e rikthimit në stërvitje

2020/04/GettyImages-1202841694.jpg
263:"ROME, ITALY - FEBRUARY 23: Edin Dzeko with his teammates of AS Roma celebrates after scoring the team's fourth goal during the Serie A match between AS Roma and US Lecce at Stadio Olimpico on February 23, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka njoftuar se lojtarët e tyre do të rifillojnë stërvitjet javën tjetër pasi rajonit të kryeqytetit iu dha atyre dhe Lazios dritën e gjelbër.

Rajoni i Lazios, i cili qeveris Romën, konfirmoi këtë mbrëmje se ata do të lejojnë klubet e tyre profesionale sportive të rifillojnë punën individuale në 6 maj.

Menjëherë pas kësaj, Giallorossët kanë njoftuar zyrtarisht rikthimin e skuadrës në stërvitje.

“Roma dëshiron të falënderojë rajonin e Lazios për ndjeshmërinë e saj ndaj sporteve në ekip”.

“Javën tjetër, lojtarët e Romës do t'i nënshtrohen vlerësimeve mjekësore dhe do të fillojnë seanca individuale stërvitore - duke respektuar udhëzimet për distancimin e sigurt - në qendrën e trajnimit Trigoria”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Romës mbyll një ditë të frytshme të futbollit italian, pasi më parë edhe tri klube nga rajoni Emilia njoftuan rikthimin në stërvitje.

Sassuolo ishte klubi i parë që zyrtarizoi rikthimin, ndërsa më vonë u përcollën nga fqinjët emilian të Parmas dhe Bolognas. /Telegrafi/