Roma u kthehet fitoreve në Serie A, triumfon me rezultat bindës ndaj Lecces
Roma e ka mposhtur Leccen me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 25-të në Serie A.
Pas vetëm 13 minutash lojë në ‘Olimpico’, Giallorossët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Cengiz Under që u asistua nga Henrikh Mkhitaryan.
Anësori armen (37’) më pas ndryshoi rol nga asistues në golashënues, e që u shërbye mjaftë mirë nga Edin Dezeko.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe të tjera.
Ishte minuta e 69-të, atëherë kur sulmuesi boshnjak e trefishoi epërsinë për Romën, derisa i katërti u shënua nga Aleksandar Kolarov (80’), me një asistim të Carles Perez.
Pas javës së 25-të, Roma gjendet në pozitën e pestë me 42 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të do të kenë punë me Cagliarin, por fillimisht do të zhvillojnë përballjen e dytë me Gentin në kuadër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/


