Please enter at least 3 characters.

Roma suspendon zyrtarisht drejtorin sportiv, Gianluca Petrachi

2020/06/ginalucaPetrachi-2-e1592498105575.jpg
228:"EMPOLI, ITALY - MAY 19: Gianluca Petrachi general manager of Torino FC during the Serie A match between Empoli and Torino FC at Stadio Carlo Castellani on May 19, 2019 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma e ka suspenduar zyrtarisht drejtorin sportiv, Gianluca Petrachi, ndërsa shefi ekzekutiv, Guido Fienga, do t’i drejtojë përkohësisht bisedimet lidhur me transferimet.La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia kishin raportuar më herët lidhur me këtë rast që tashmë është konfirmuar nga Giallorossët.

“AS Roma konfirmon se sot (e enjte) e ka suspenduar Gianluca Petrachin nga detyrat e tij si drejtor sportiv me efekt të menjëhershëm”.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Trajneri dhe ekipi do të udhëhiqen drejtpërdrejt nga shefi ekzekutiv i klubit, Guido Fienga”, thuhet në njoftimin e Romës.

Ky është hapi i fundit në prishjen e raportove ndërmjet Petrachit dhe presidentit James Pallotta që kishin nisur me një zënkë telefonike në javën e kaluar.

Suspendimi pritet të shoqërohet me shkarkim, në mënyrë që klubi italian të mos ia paguajë drejtorit sportiv pagat nga pjesa e mbetur e kontratës, e cila është valide deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/