Roma nuk e ka kontaktuar Mustafin
231:"LONDON, ENGLAND - JULY 28: Shkodran Mustafi of Arsenal looks on during the Emirates Cup match between Arsenal and Olympique Lyonnais at the Emirates Stadium on July 28, 2019 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
30/07/2019
Agjenti i Shkodran Mustafit ka thënë se as Roma e as ndonjë klub tjetër italian nuk e ka kontaktuar për klientin e tij.
Në ditët e fundit, në mediat sociale janë publikuar disa thashetheme për interesimin e Giallorossëve për qendërmbrojtësin shqiptar, mirëpo burimi i spekulimeve duket të ketë qenë në Angli dhe jo në Itali.
"Është diçka e re që po dëgjoj", ka thënë për Romanews, babai i Mustafit, i cili është njëherësh edhe agjenti i tij.
"Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë. Nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Romën apo ndonjë klub tjetër italian", ka shtuar ai.
Në ndërkohë, mediat franceze po raportojnë se Monaco ka shprehur interesim për nënshkrimin e Mustafit, të cilin Arsenali e bleu për 41 milionë euro nga Valencia në vitin 2016. /Telegrafi/


