Please enter at least 3 characters.

Roma njofton se një futbollist ka rezultuar pozitivë, mungon ndaj Juventusit

2022/01/61be304fe2c76.image_.jpg

Vazhdojnë problemet për Jose Mourinhon në krye të Romës.

Në derbin ndaj Juventusit, trajneri portugez nuk mund të llogarit në shërbimet e Rick Karsdorp e Gianluca Mancini të skualifikuar, tani edhe një futbollist tjetër ka rezultuar pozitivë.

Ka qenë vet klubi italian që ka njoftuar një gjë të tillë, por duke mos zbuluar emrin e lojtarit.

Futbollisti që ka rezultuar pozitivë ka qenë i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, por pas dy testeve të bëra ai është izoluar.

“Roma njofton se pas kryerjes së tamponëve molekularë, një futbollist, që ka bërë ciklin e vaksinave, ka rezultuar pozitiv me Covid-19".

"Janë informuar autoritetet shëndetësore dhe lojtari, që gëzon gjendje të mirë ka filluar izolimin”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Sigurisht që emri i lojtarit do të dihet sapo të fillojë ndeshja, pasi besohet se bëhet fjalë për një futbollist të formacionit bazë. /Telegrafi/