Please enter at least 3 characters.

Roma nënshtron CSKA Moskën

2018/10/RomavsCSKA-2.jpg
292:"ROME, ITALY - OCTOBER 23: Edin Dzeko of AS Roma celebrates with his team-mates after scoring their second goal during the Group G match of the UEFA Champions League between AS Roma and CSKA Moscow at Stadio Olimpico on October 23, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka regjistruar fitore bindëse (3-0) kundër CSKA Moskës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Pas gjysmë ore lojë, Edin Dzeko e ndezi atmosferën në Stadio Olimpico duke e zhbllokuar rezultatin (30').

Pa përfunduar pjesa e parë (43'), sulmuesi boshnjak e dyfishoi epërsinë duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me avantazh të sigurt.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Në gjysmën e dytë, nikoqirët shënuan edhe një tjetër gol. Realizues ishte Cengiz Under (50'), i cili u asistua nga Dzeko.

Kjo ishte fitorja e dytë e Romës në Grupin G, ku ka pësuar edhe një humbje. Me gjashtë pikë të arkëtuara Giallorossët pozicionohen në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Real Madridin.

Për CSKA Moskën kjo ishte humbja e parë, ndërsa ka arritur edhe një fitore dhe një barazim dhe mban vendin e tretë me katër pikë.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet pikërisht ndërmjet këtyre skuadrave, por këtë herë loja zhvillohet në kryeqytetin rus. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6w01uq

https://www.dailymotion.com/video/x6w02wd

https://www.dailymotion.com/video/x6w03x5