Roma merr fitore të çmendur ndaj Parmas, Malen hero i Giallorosëve
Roma ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Parma me rezultat 2-3 në një fund dramatik.
Vetëm pas 22 minutave lojë, mysafirët kaluan në epërsi kur pas një asistimi nga Paulo Dybala, Donyell Malen realizoi për 0-1.
Me epërsinë minimale të Romës 0-1, u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë startoi për mrekulli për vendasit, me Streffezza që realizoi gol të bukur për 1-1.
Kur Roma u hodh në sulm për golin e dytë, ishin vendasit që shënuan sërish, me Keitan që realizoi në minutën e 87-të për 2-1.
Në minutën e 93-të,David Rensch barazoi shifrat në 2-2 me një gjuajtje të bukur nga distanca.
Një minutë më vonë, Rensch fitoi penallti dhe Parma mbeti me 10 futbollist në fushë.
Donyell Malen mori përgjegjësinë dhe realizoi nga penalltia për 2-3.
Roma me këtë fitore barazohet me Milanin me pikë me nga 67, një më pak se Juventusi i vendit të tretë. /Telegrafi/


