Please enter at least 3 characters.

Roma luan si mysafir i RB Salzburg, formacionet zyrtare

2023/02/MRF2022_RBSalzburgvRoma-1038x584-1.jpg

Roma do të luajë si mysafir i RB Salzburg në kuadër të play-offit të Ligës së Evropës.

Giallorossi përfunduan si të dytët në grupin e tyre dhe për këtë do të luajnë me ekipin që vjen nga Liga e Kampionëve, pikërisht RB Salzburg, që mbeti pas Chelseat dhe Milanit.

Jose Mourinho ka futur një formacion me më të mirët, duke i besuar Paulo Dybalas dhe Lorenzo Pellegrinit, që janë pas Tammy Abrahamit në sulm.

Noah Okafor do ta udhëheq sulmin e austriakëve, ndërsa  ylli i tyre adoleshent Benjamin Sesko është në bankë.

Dijon Kameri është i lënduar dhe nuk do të luajë në këtë takim.

Salzburg: Köhn; Dedic, Solet, Pavlovic, Ulmer; Gourna-Douath, Seiwald, Capaldo, Sucic; Fernando, Okafor.

Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibáñez; El Shaarawy, Matic, Cristante, Zaleëski; Pellegrini; Dybala, Abraham.

/Telegrafi/