Please enter at least 3 characters.

Roma i shkakton humbje të rëndë Napolit në San Paolo (Video)

2018/03/Roma.jpg
253:"NAPLES, ITALY - MARCH 03: Players of AS Roma celebrate the 1-2 goal scored by Edin Dzeko during the serie A match between SSC Napoli and AS Roma - Serie A at Stadio San Paolo on March 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka fituar ndaj Napolit me rezultat të thellë 2-4 në udhëtimin e tyre në vlefshëm për javën e 27-të të Serie A.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka lëshuar terren pas 10 ndeshje dhe ka humbur nga shtëpi nga Roma e Eusebio di Francescos.

Ndeshja nisi me një gol të shpejt të vendasve, të cilët pas vetëm gjashtë minutave shënuan me Lorenzo Insignen për 1-0.

Festa e Insignes pas golit (Getty Images)

Megjithatë, Roma u kthye në lojë pas vetëm një minute duke shënuar me anë të Cengiz Under për të barazuar në 1-1.

Momenti i golit nga Under (Getty Images)

Ky gol ngriti moralin e Giallorossëve, të cilët shënuan edhe me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Edin Dzeko (26') për 1-2 dhe dërgoi skuadrën në pushim me epërsi.

 Dzeko shënoi dy gola të bukur (Getty Images)

Pjesa e dytë e takimit, nisi me Napolin duke sulmuar për të gjetur golin e barazimit, por u ndëshkuan përsëri nga Roma, e cila me Dzekon (73') ngriti epërsinë në 1-3.

Deri në fund të ndeshjes, Roma arriti të shënoj edhe një gol me anë të Diego Perottit (79'), i cili shënoi për 1-4, ndërsa Dries Mertens (90+) vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-4.

Roma mori një fitore të madhe (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Roma ngjitet në pozitën e tretë me 53 pikë, ndërsa Napoli mbetet i pari me 69 pikë apo vetëm një më shumë se Juventusi në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak.

Në ndeshjen e radhës, napolitanët udhëtojnë te Interi, ndërsa Roma e pret në shtëpi Torinon. /Telegrafi/

https://twitter.com/SempreSSCNapoli/status/970024911514333185

https://twitter.com/SempreSSCNapoli/status/970045993516503046

https://www.dailymotion.com/video/x6flhcy