Please enter at least 3 characters.

Roma fiton në fund ndaj Athletic Bilbaos, duke marr avantazh të madh për ndeshjen kthyese  

Roma ka mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2-1 në kuadër të 1/8 së Ligës së Evropës.  

Pjesa e parë mes këtyre dy ekipeve nuk është se solli shumë gjera.

Rastin më të mirë e kishte Paulo Dybala në minutën e 41-të, kur goditi shtyllën.

Me të filluar pjesa e dytë, ndeshja u zhbllokua, kur Inaki Williams përfitoi nga një harkim në zonë, për të shënuar për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Roma barazoi shifrat, kur Angelino u gjet bukur në zonë, ku me një goditje të bukur shënoi për 1-1.

Pak pa u mbyllur ndeshja, Yeray Alvarez i Athletic Bilbaos u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo i ndihmoi shumë Romës, që arriti të shënojë golin e fitore në kohën shtesë me Eldor Shumurodov.

Kjo është një fitore e madhe e Romës, që i jep përparësi në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/