Please enter at least 3 characters.

Roma fiton me rikthim ndaj Parmas

2020/07/Roma-vs-Parma.jpg
263:"ROME, ITALY - JULY 08: Jordan Veretout with his teammates of AS Roma celebrates after scoring the team's second goal during the Serie A match between AS Roma and Parma Calcio at Stadio Olimpico on July 8, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Parmas me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Serie A.

Giallorossët kanë marrë një fitore shumë të vlefshme pas tri humbjeve radhazi dhe tani gjenden tek pozitat që i dërgojnë në garat evropiane.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por dy skuadrat arritën ta shënojnë nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Juraj Kucka (9’) për 0-1, ndërsa Roma barazoi me anë të Henrikh Mkhitaryan (43’) për 1-1.

Në pjesën e dytë, loja ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit gjeten golin dhe arritën fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 57-të dhe ishte Jordan Veretout që shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Roma e sheh veten në pozitën e pestë me 51 pikë, po aq sa ka Napoli i gjashti, ndërsa Parma renditet e 12-ta me 39 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit udhëtojnë te Brescia, ndërsa emilianët e presin Bolognan. /Telegrafi/

https://twitter.com/cafcl_4/status/1280954473184182273

https://twitter.com/LiveSoccerGoal1/status/1280963674308513792