Please enter at least 3 characters.

Roma fillon bisedimet me Interin për Politanon

2020/01/GettyImages-1168167706.jpg
286:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 14: Matteo Politano of FC Internazionale kicks the ball and misses a chance to score during the Serie A match between FC Internazionale and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 14, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2020, ku ka pësuar dy humbje radhazi në shtëpi nga Torino 0-2 dhe nga Juventusi 1-2.

Përkundër dy humbjeve të rënda, Giallorosët kanë mbetur edhe pa yllin e tyre kryesor Nicolo Zaniolo që ka këputur ligamentet.

Kësisoj talenti italian do të mbetet për gjashtë muaj jashtë fushave, derisa Roma është duke kërkuar një zëvendësues të tij.

Matteo Politano sa ishte pjesë e Romës në kategoritë e reja. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Matteo Politano është dëshira e Romës, me lojtarin që ka dalë pikërisht nga akademia e Giallorosëve.

Roma tanimë ka nisur bisedimet me Interin për ta rikthyer reprezentuesin italian në Olimpico.

Dëshira e lojtarit është t’i bashkohet Romës, por tani i mbetet dy klubeve të gjejnë një marrëveshje.

Interi e vlerëson rreth 20 milionë euro sulmuesin e tyre, për të cilin në garë janë edhe Fiorentina, Napoli dhe Bologna. /Telegrafi/