Please enter at least 3 characters.

Roja e kompanisë plagos veten aksidentalisht

2017/06/arme.jpg

Një person, roje sigurimi i një kompanie ka plagosur veten aksidentalisht me revole.

Ngjarja ka ndodhur te varrezat e dëshmorëve në Kaçanik, i cili pas trajtimit në spitalin e Ferizajt është liruar.

I dyshuari është intervistuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një revole me gaz e llojit Ekol Arl dhe pesë fishekë të kalibrit 9mm. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.