Please enter at least 3 characters.

Rogova përfiton hapësirë të re sportive për komunitetin

Fshati Rogovë në Komunën e Gjakovës është bërë me një hapësirë të re sportive, e cila synon të fuqizojë aktivitetin fizik dhe të krijojë më shumë mundësi rekreative për banorët e zonës.

Projekti përfshin ndërtimin e fushave për futboll, basketboll, volejboll dhe hendboll, si dhe shteg për ecje, ndriçim dhe zona të gjelbëruara, duke ofruar një ambient të sigurt, funksional dhe të përshtatshëm për të gjitha grupmoshat.

Sipas njoftimit, investimi komunal në vlerë prej 49 mijë e 971 eurosh tashmë po shndërrohet në përfitime konkrete për komunitetin, me fokus në përmirësimin e shëndetit publik dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e brezave të rinj.

Hapësira e re sportive pritet të shërbejë si vend i rëndësishëm për sport, rekreacion dhe socializim, duke i dhënë Rogovës një ambient modern për aktivitete fizike dhe argëtim. /Telegrafi/