Please enter at least 3 characters.

Robinho i lumtur me rikthimin në kombëtare

2016/01/robinho-i-lumtur-me-rikthimin-n-euml-komb-euml-tare_hd.jpg

31-vjeçari i huazuar nga Milani ka shënuar katër gola në gjashtë paraqitje me Santosin në kampionatin Paulista, dhe ka marrë thirrje për t’u paraqitur përsëri në ndeshjet me kombëtaren.

“Jam shumë i lumtur. Më duhet ta falënderoj Zotin, familjen time dhe bashkëlojtarin e mi te Santosi. Unë jam i gatshëm dhe mezi po pres që ta përfaqësoj vendin tim”, ka thënë Robinho për Globo.

“Mendoj se forma e mirë që po kaloj te Santosi ishte vendimtare. Unë po luaj mirë këtu dhe isha në gjendje ta përfundoja mirë fazën parasezonale. Tani duhet të vazhdoj këtë që po bëj këtu. Golat sjellin vëmendje dhe një sulmues duhet të shënojë gjithmonë”, ka shtuar braziliani. /Telegrafi/