Robben: Sezoni i Bayernit nuk ishte i dështuar
08/06/2015
“Unë qesh kur dëgjoj këto gjëra. Nuk ka asnjë arsye për t’u turpëruar nga ky sezon. Përkundrazi, mendoj se ky vlerësim është tejet radikal”, ka thënë fillimisht Robben.
“Nëse fitoni, çdo gjë është mirë, nëse humbni, çdo gjë është keq. Kjo nuk është e drejtë. Ne patëm një sezon pas Kupës së Botës. Shikoni gjërat që njerëzit i shkruanin para sezonit. Të gjitha kanë qenë të pajtimit se ky do të ishte sezoni më i vështirë për ne pas shumë vitesh”.
“Dhe pastaj? Ne e fituam ligën me dhjetë pikë dallim. Kjo është një përpjekje e madhe. Trajneri dhe lojtarët nuk duhet të vihen në pikëpyetje pas një sezoni të këtillë. Kjo nuk është e drejtë”, ka shtuar holandezi. /Telegrafi/


