Please enter at least 3 characters.

Rob Kardashian zgjidh mosmarrëveshjen për kujdestarinë e fëmijës, nuk do të duhet të paguajë më 20 mijë dollarë pension

2019/03/blac3-e1553677134402.jpg
249:"HOLLYWOOD, CA - MAY 10: Rob Kardashian and Blac Chyna arrive at her Blac Chyna Birthday Celebration And Unveiling Of Her "Chymoji" Emoji Collection at the Hard Rock Cafe on May 10, 2016 in Hollywood, California. (Photo by Greg Doherty/Getty Images)
12:"Getty Images

Rob Kardashian është 'i lehtësuar' që ai nuk duhet të paguajë '20 mijë dollarë në muaj' në mbështetjen e fëmijës që e ka me ish-të dashurën e tij, Blac Chyna.

Çifti ishin drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tyre të kujdestarisë për vajzën Dream, njoftoi E! News të martën.

"Rob është vërtet i lehtësuar në lidhje me këtë situatë të tërë", i tha një burim i brendshëm faqes.

Ish-çifti së fundmi kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare për kujdestarinë e vajzës së tyre 2-vjeçare, thanë burimet e TMZ.

32-vjeçari duket se nuk do të duhet më të paguajë asnjë mbështetje financiare ndaj fëmijës, tani që do ta ketë në kujdestari për disa ditë.

Deri më tani, vëllai i motrave Kardashian, Rob, detyrohej të paguante mbi 20,000 dollarë në muaj, si pension ushqimor për vajzën e tij.

Raportohet gjithashtu se Rob dhe Chyna do të ndajnë kujdestarinë e fëmijës 50/50. /Telegrafi/