Please enter at least 3 characters.

Rizvanolli pas zbulimit të laboratorëve të drogës në veri: Prandaj serbët po e kundërshtojnë pagesën e energjisë

2022/08/artane-rizvanolli-tlg-e1660126844150.jpg

Policia e Kosovës, gjatë një aksioni të dielën në veri të Mitrovicës, ka zbuluar dhe më pas shkatërruar tre laboratorë droge.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvnolli, ka thënë se bandat kriminale dhe biznesi i paligjshëm po lulëzon me energjinë elektrike të vjedhur në veri.

Duke u ndërlidhur me laboratorët e drogës, ka shtuar se kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet.

“Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, jo nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilave po lulëzon me këtë energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe trajtohen si heronj në Serbi”, ka thënë Rizvanolli.