Riyad Mahrez njofton tërheqjen nga kombëtarja pas eliminimit të Algjerisë nga Kupa e Botës
Kapiteni i Algjerisë, Riyad Mahrez, i ka dhënë fund karrierës së tij ndërkombëtare pas humbjes 2-0 ndaj Zvicrës në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës.
Sulmuesi anësor 35-vjeçar ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja pas aventurës deri diku pozitive në Kupën e Botës 2026.
Ai shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të grupit kundër Austrisë, ndërsa kombëtarja e tij u eliminua në fazën e 1/16-tës.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar”, ka thënë Mahrez për beIN Sports pas eliminimit të Algjerisë.
🚨🇩🇿 OFFICIAL: Riyadh Mahrez announces his retirement from international football, he’s told BeIN Sports.
85 G/A in 119 games for Algeria. 👏🏼 pic.twitter.com/LHXmn2lBvG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 3, 2026
Ndryshe, Mahrez largohet pas një periudhe të suksesshme, gjatë së cilës zhvilloi 119 ndeshje me kombëtaren duke shënuar 40 gola dhe kontribuoi me 45 asistime.
Gjatë kësaj kohe ai fitoi edhe Kupën e Kombeve të Afrikës me Algjerinë në vitin 2019, ndërsa në vitin 2016 u shpall Futbollisti Afrikan i Vitit, duke konfirmuar statusin e tij si një nga lojtarët më të mirë afrikanë të brezit të tij. /Telegrafi/


