Rivaliteti anash – Courtois i ofron mbështetje Ter Stegenit pas lëndimit të tmerrshëm
Lëndimet e rënda mund të thyejnë barrierat e rivalitetit në futbollin elitar dhe këtë e tregon edhe mbështetja e Thibaut Courtois për Marc-Andre Ter Stegen.Barcelona e zgjeroi rekordin e saj 100 për qind të fitoreve në gjashtë ndeshje në La Liga në 2024/25, përmes një fitoreje të pamëshirshme me rezultat 5-1 ndaj Villarrealit, por fokusi pas ndeshjes ishte i gjithi te Ter Stegen.Kapiteni i Blaugranave u largua me dhimbje nga “Estadio de la Ceramica”, pak para mbylljes së pjesës së parë, me atë që duket të jetë një dëmtim i rëndë në gju.Ditët në vijim do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe sa kohë do të jetë jashtë Ter Stegen, por shenjat nuk duken pozitive.
Real Madridi dhe Barcelona edhe këtë sezon duket se do të jenë rival të fortë për titullin e kampionit. /Telegrafi/


