Please enter at least 3 characters.

Rita vazhdon pushimet në Malibu, provokon me imazhet e reja

2019/07/ritaora_66105935_2295868304007193_4158821160076227055_n-e1564600997986.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke i shijuar pushimet akoma në Malibu. 

Pas shumë angazhimeve në karrierë, bukuroshja jonë ka gjetur pak kohë për veten, derisa është bashkë me familjen e saj.

Biondja ka publikuar disa imazhe të reja në bikini dhe në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë linjat e saja trupore.

"Kur dikush më thotë se nuk e ka dëgjuar Ritual", është përshkrimi që ia ka vënë fotove.

Ndërkohë, "Ritual" titullohet kënga e saj e publikuar para një muaji në bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Blue, teksa u mirëprit nga publiku.

Ajo do të vazhdojë me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme, me qëllim të promovimit të albumit të saj "Phoenix". /Telegrafi/