Please enter at least 3 characters.

Rita shndërrohet në një bukuroshe të viteve njëzeta për filmin e ri (Foto)

2016/11/RitaORa.jpg

Karriera e Rita Orës po shkon përpara në të gjitha drejtimet. Album të ri, projekte filmike dhe prezantimi i America’s Next Top Model – janë disa prej projekteve të saja të fundit.

Këngëtarja shqiptare, e cila edhe në të kaluarën e ka treguar veten si aktore, aktualisht është duke xhiruar filmin e ri, “Wonderwell”.

Gjithmonë ka qenë e hapur për të ndërruar stil.

26-vjeçarja është fotografuar pikërisht gjatë xhirimeve të këtij filmi, në Romë të Italisë.

Duke qenë se nuk e ka problem që të ndryshojë stil, Rita ka ardhur me një imazh të viteve të njëzeta për kërkesat e filmit. /Telegrafi/