Please enter at least 3 characters.

Rita pas marrjes së çmimit në MTV: Avicii më ka inspiruar shumë, faleminderit fansa, e ndajmë këtë çmim me ju

2018/08/GettyImages-1020405664-e1534882340993.jpg
221:"NEW YORK, NY - AUGUST 20: Rita Ora poses backstage with a VMA trophy during the 2018 MTV Video Music Awards Press Room at Radio City Music Hall on August 20, 2018 in New York City. (Photo by Matthew Eisman/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Rita Ora ka arritur të rrëmbejë një çmim në natën e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2018.

Kështu ajo është bërë artistja e parë shqiptare që shpërblehet me një çmim të tillë.

Artistja u vlerësua për klipin "Lonely ztogether" të sjellë një vit më parë në bashkëpunim me DJ e ndjerë, Aviciin.

Kjo këngë, përveçse ishte pëlqyer në masë të madhe nga fansat, ishte shoqëruar edhe me një klip tërheqës, i cili arriti të triumfojë në kategorinë "Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)".

Pas përfundimit të spektaklit, Rita publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga paraqitja e saj në natën e mbrëmshme të MTV VMA.

Në mbishkrimin e fotografive, ajo bënë disa falënderime, ku ndër të tjerash çmon kontributin e Dj të ndjerë, i cili e ka frymëzuar atë në muzikë, ndërsa nuk harron të falënderojë fansat që e votuan për këtë çmim.

“Avicii më ka inspiruar mua miliona herë me muzikën e tij dhe i jam përjetë mirënjohëse që kam punuar me të në këngën “Lonely Together”. Faleminderit MTV për vlerësimun e Lonely Together për vallëzimin më të mirë. Levan Tsikuishvili versioni juaj i videos ishte gjithçka! Dhe një falënderim i madh shkon për fansat që na votuan! Ne e ndajmë këtë VMA me ju!!”, ka shkruar Ora në Instagram.

Këngëtarja shqiptare pati një paraqitje mjaft provokuese dhe tërheqëse në tapetin e kuq të këtij festivali, teksa ishte e shoqëruar nga këngëtarja shqiptare tjetër e famshme, Bebe Rexha. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Bebe Rexha në MTV Video Music Awards (Foto: Getty Images)