Please enter at least 3 characters.

Rita Ora pozon nudo para pasqyrës, mbulon me emoji pjesët intime

2020/01/GettyImages-1059398296.jpg
223:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 08: Rita Ora performs on the runway during the 2018 Victoria's Secret Fashion Show at Pier 94 on November 8, 2018 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for Victoria's Secret)
32:"Getty Images for Victoria's Secr

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida për xhirimet e klipit të ri.

Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Jo të pakta janë rastet kur Rita publikon për fansat ndonjë fotografi provokuese, duke arritur kështu të ngacmojë imagjinatën e tyre.

Një gjë të tillë, këngëtarja shqiptare e ka bërë në imazhin e fundit që e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Ajo u shfaq tërësisht nudo para pasqyrës, teksa i mbuloi pjesët intime me një emoji në formë luleshtrydhe.

Rita Ora shquhet si një ndër femrat më atraktive, e cila asnjëherë nuk ka hezituar që t'i ekspozojë linjat e saj trupore.

Së fundmi, ajo ka nisur një kampanjë të re reklamimi me gjigantin e stolive "Thomas Sabo", teksa ka premtuar për fansat plot projekte muzikore edhe përgjatë 2020-s. /Telegrafi/