Please enter at least 3 characters.

Rita Ora me fustan të veçantë, por shumë të shtrenjtë (Foto)

2017/04/ritt-e1493399723532.jpg

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka qenë e pranishme mbrëmë (e enjte) në një mbërmje televizive në New York.

Ajo tërhoqi si gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj dinjitoze, e cila nuk zhgënjen asnjëherë fansat.

E veshur me një fustan të gjelbër, plot shkëlqim dhe me flokë të kapura poshtë, Rita dukej vërtet e magjishme, transmeton Telegrafi.

Vëmendjen më të madhe rrëmbeu fustani i saj, i cili ishte i gjatë por me prerje, mjaftueshëm sa për të nxjerr në pah shpinën dhe disa pjesë të trupit..

Fustani i përket koleksionit të "Emilio Puccit" dhe vlera e tij shkon në hiç më pak se 1096 dollarë.

Ndonëse një event i përmasave më të vogla, Rita nuk kurseu që të duket bukur edhe për një natë të tillë. /Telegrafi/