Please enter at least 3 characters.

Rita Ora habit fansat me ndryshimin e ri, shfaqet me flokë të shkurtra dhe të errëta në kopertinën e Revistës "Love"

2020/01/nuk-du.jpg

Ajo nuk heziton asnjëherë të tregojë figurën e saj fenomenale.

Rita Ora shfaqi fizikun e saj të bujshëm në një kopertinë mahnitëse për edicionin e ardhshëm të Revistës LOVE, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, dukej fenomenale ndërsa pozonte në mënyrë aktive në plazh.

Rita ishte një vizion i bukurisë, ndërsa u shfaq e veshur me një fustan shkurtër në shkretëtirë.

Artistja e nominuar më parë për “Brits” i kishte lyer flokët e saj në ngjyrën gështenjë, gjersa gjithashtu i kishte prerë ato në të shkurtra.

Ajo e kompletoi pamjen me një palë çizme me lëkurë të krokodilit, ndërsa në sy binin edhe aksesorët e saj.

Krijuesja e hitit “Anywhere” vjen këtë radhë në një intervistë për Revistën LOVE për të rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

Po në një deklarim për këtë revistë, Rita ka treguar se i ka ngrirë të dyja qelizat vezë, për të qenë më e sigurt, për të ardhmen kur ajo planifikon të ketë fëmijë. /Telegrafi/