Please enter at least 3 characters.

Rita Ora dedikim të veçantë për nënën e saj Vera: E dua atë se sa e mrekullueshme je brenda dhe jashtë

2022/03/5098fcfd-34c3-42e6-a1cf-4df51f13da16_750x422.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora krahas angazhimeve profesionale nuk i lë anash asnjëherë urimet dhe dedikimet për personat e saj më të rëndësishëm.

Artistja e famshme kështu ka vepruar edhe sot (e diel), teksa bëri një dedikim për nënë e saj, Vera Orën për të shënuar 27 marsin që në Britani të Madhe njihet si dita e nënës.

“Nënë faleminderit që je ti, e bukur, e zgjuar dhe një nënë e përkushtuar dhe e dua se sa e mrekullueshme je brenda dhe jashtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi Rita u bë pjesë e revistës “Harper’s Bazaar” të edicionit australian.

Ndër tjera Rita gjatë intervistës me revistën e njohur foli për origjinën dhe periudhën e kaluar si refugjate në Angli.

Ndryshe, 31-vjeçarja aktualisht po shijon lidhjen me regjisorin Taika Waitit, me të cilin për herë të parë u takua në Australi atje ku Rita është në panelin e jurisë në “The Voice Australia”. /Telegrafi/