Please enter at least 3 characters.

Rishfaqet filmimi i vitit 1982, ku kanguri rrah keq stërvitësit në emision televiziv (Video)

2016/12/Rishfaqet-filmimi-i-para-30-vitesh-kanguri-rrahe-stervitesit-ne-emision-televiziv-foto.png

Në rrjetet sociale është postuar një filmim i bërë në vitin 1982, ku një kangur i lidhur me zinxhirë rrah stërvitësit e tij në një televizion të Shteteve të Bashkuara.

Kafsha me doreza boksi nuk ka qëndruar si duhet dhe s'i ka përfillur urdhrat e pronarëve, duke i qëlluar dhunshëm gjatë emisionit të drejtpërdrejt, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni kangurin duke e qëlluar fillimisht gruan e quajtur Irene, e më pas edhe burrin e saj.

Derisa prezantuesi arrin të ruajë distancën, mysafirët e tij rrihen brutalisht nga kafsha që kishte humbur kontrollin.

Nuk bëhet e ditur, pse është rishfaqur tani ky xhirim që ishte pjesë e një emisioni para 34 vitesh, por po pëlqehet shumë duke bërë xhiro në internet. /Telegrafi/