Please enter at least 3 characters.

Rinovohet Fordi shumë i rrallë, i braktisur për 37 vite (Video)

2017/07/Rinovohet-Ford-i-rrallë-që-ishte-braktisur-për-37-vjet-foto.jpg

Në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, është gjetur Ford Mustang Mach 1, që i përket një koleksioni prej shumë pak njësive e që është braktisur për 37 vjet.

Këtë veturë të rrallë që është lansuar më 1969, që vështirë gjendet në treg, nuk e kanë lënë të ndryshket më tutje, por vendosën ta rinovojnë, transmeton Telegrafi.

Filmimi që është postuar më poshtë, e tregon atë të pluhurosur dhe në gjendje të keqe, si dhe procesin e punës derisa rikthehet në rrugë.

Duke pasë parasysh se ka shumë pak vetura të tilla, gjetja e pjesëve origjinale e ka bërë këtë rinovim edhe më të vështirë. /Telegrafi/