Please enter at least 3 characters.

Ringjallja e Vidal nën drejtimin e Heynckes

2017/12/GettyImages-868774272-1.jpg
147:"during the UEFA Champions League group B match between Celtic FC and Bayern Muenchen at Celtic Park on October 31, 2017 in Glasgow, United Kingdom.
11:"Stu Forster

Pas lamtumirës së Carlo Ancelottit, ishte Jupp Heynckes ai që mori skuadrën në drejtim dhe e rilindi atë.  

Ky ndryshim i bëri mirë edhe ish-lojtarit të Juventusit, Arturo Vidal, i cili madje ka filluar ta bëjë edhe diferencën duke arritur të shënojë pesë herë në 15 ndeshje.

Në këtë fillim sezoni kiliani 30-vjeçar i ka dhënë edhe më shumë karakter kësaj skuadre.

Mos kualifikimi i Kilit për në Kampionatin Botëror Rusi 2018, fillimisht la shenja të mëdha te mesfushori, por që kaluan shpejtë.

Ai kritikohej shumë shpesh në kohën e Ancelottitm, por prej ardhjes së Heynckes, atmosfera rreth tij ka ndryshuar.

Vidal luan të gjitha ndeshjet nga fillimi dhe skuadra ka filluar të nderohet rreth tij, duke u bërë i pazëvendësueshëm.

Rregullat e Heynckes i kanë bërë mirë Vidalit, i cili premton shumë në stinorin pranveror. /Telegrafi/