Please enter at least 3 characters.

Rincon përfundon te Roma

2016/12/1e9b0745d4dad60fc365f7a573fc5db3-70782-1480263852.jpeg

Mesfushori i Genoas, Tomas Rincon pritet të bëhet me skuadër të re gjatë janarit.

Pasi u kërkua me ngulm nga Juventusi dhe Milani, si duket lojtari ka mësuar të ardhmen e tij.

‘Tuttomercatoweb’, shkruan se Roma është skuadra që ka siguruar shërbimet e mesfushorit nga Venezuela.

28-vjeçari ka pasur një edicion mjaftë të mirë në Serie A që ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Roma pritet ta marrë si huazim Rinconin me të drejtë blerje në fund të stinorit.

‘Giallorosët’ në rast se duan ta blejnë anëtarin e Genoas në fund të stinorit atëherë duhet të paguajnë rreth tetë milionë euro. /Telegrafi/