Please enter at least 3 characters.

Rina Balaj dhe Sin Boy sjellin këngën e re "Tetancion"

2020/02/Screenshot_16-2.png

Çifti i njohur i estradës shqiptare, Rina Balaj dhe Sin Boy, sapo kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

"Tetancion" mban titullin kjo këngë e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me klip.

Ata kanë paraqitur momente mjaft të lumtura pranë njëri-tjetrit dhe në fillim shfaqen disa fotografi të Rinës kur ishte fëmijë.

Rina Balaj dhe Sin Boy (Foto: YouTube)

Klipi i tyre është xhiruar në disa vende të Kosovës e po ashtu një pjesë është xhiruar edhe në Shqipëri.

Dyshja vijnë me paraqitje mjaft atraktive, teksa nuk ka dyshim se Rina ka rrëmbyer vëmendje me dukjet e ndryshme që zgjodhi për këtë projekt.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Sin Boy në YouTube dhe reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme.

Përndryshe, Rina dhe Sin Boy e bënë publike lidhjen e tyre vitin e kaluar dhe tani kanë filluar edhe të bashkëjetojnë. /Telegrafi/