Please enter at least 3 characters.

Rikthehet Stephen Curry me fitore te Warriors, shkëlqen edhe LeBron James te Cavaliers (Video)

2018/03/Screenshot-10.png

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-së, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës së bashku edhe me nënkampionin Cleveland Cavaliers.

"Luftëtarët" kanë triumfuar ndaj skuadrës së Atlanta Hawks me rezultat 106:94 gjersa "Kalorësit" arritën të triumfojnë përballë 120-95 ndaj Phoenix Suns.

Stephen Curry i Warriors duket se ka marrë veten pas lëndimit duke shënuar 29 pikë, ku u ndihmua me 25 sosh edhe nga Nick Young.

Te Hawks më efikasi ishte Taurean Prince me njëzet pikë dhe Dennis Schroder shtoi 16 sosh, por që nuk e ndihmuan dot të shmang humbjen e radhës për Atalantën.

I zakonshmi LeBron James ishte më i miri në radhët e Cavaliers duke shënuar 27 pikë ndërsa shtatë më pak i pat Kevin Love.

Në anën tjetër, Troy Daniles me njëzet dhe Marquese Chris 19 pikë kontribuuan në humbjen e Sunsave.

Pas kësaj, Warriors zënë pozitën e dytë të Konferencës Perëndimore ndërsa Atlanta gjendet në vendin e fundit të Konferencës Lindore.

Ndërkohë, Cavaliers pozicionohen në vendin e tretë të Lindjes gjersa Sunsat në fundin e tabelës së Perëndimit. /Telegrafi/Rezultatet tjera:Indiana - Los Angeles Clippers 109:104

Chicago - Milwaukee 105:118

Washington - Denver 100:108

New York - Minnesota 104:108

Toronto - Brooklyn 116:112

Oklahoma - Miami 105:99

San Antonio - Utah 124:120

Portland - Boston 100:105