Please enter at least 3 characters.

Rikthehet nga lëndimi dhe shënon pas 45 sekondave, Messi ‘paralajmëron’ Kupën e Botës në mënyrën më të mirë

Ylli argjentinas, Lionel Messi luajti 20 minutat e fundit dhe shënoi nga penalltia në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Islandës në provën e fundit para Kupës së Botës 2026.

Kapiteni i kampionëve aktualë të botës u rikthye në fushë pasi u rikuperua nga lodhja muskulore dhe një shtrembërim i lehtë i kofshës së pasme të këmbës së majtë, një dëmtim që e pësoi në paraqitjen e tij të fundit për Inter Miami më 24 maj.

Ai e nisi ndeshjen në Auburn të Alabama nga stoli, por hyri në lojë në minutën e 70-të dhe shpejt tregoi ndikimin e tij te kombëtarja argjentinas.

Pas kaluar dy minuta lojë, Messi shënoi një penallti të akorduar pas një faulli ndaj Lautaro Martinez në zonën e penalltisë, i cili u ndal pikërisht pas një asistimi të përkryer nga ish-ylli i Barcelonës.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares argjentinase arriti kështu golin e 117-të për ekipin kombëtar, dhe e shndërroi penalltinë në gol me një gjuajtje të fortë me këmbën e majtë.


Për Messin, ky është testi i fundit para Kupës së Botës të gjashtë në karrierën e tij, vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij të 39-të.

Në anën tjetër, Argjentina po kërkon titullin e katërt botëror në këtë turne, pas trofeve të fituara në vitet 1978, 1986 dhe 2022.

Argjentina do të luajë ndeshjen e parë në kampionat më 16 qershor në Kansas City kundër Algjerisë në Grupin J, ku bëjnë pjesë edhe Austria dhe Jordania. /Telegrafi/